Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Testi joinvaziv i urinës për kancerin e qafës së mitrës tregon rezultate premtuese

Femina 10/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një test i ri i urinës mund t’i ndihmojë mjekët të kontrollojnë më lehtë për kancerin e qafës së mitrës, raportojnë studiuesit.

Testi kërkon për proteinat e zhvilluara nga një lloj i human papillomavirusit që shkakton kancer, HPV 16, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.

Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, shtamet HPV 16 dhe 18 janë përgjegjës për pothuajse të gjitha kanceret e qafës së mitrës.

Këto proteina, të quajtura proteina E7, janë të lidhura me një rrezik të lartë të kancerit të qafës së mitrës.

“Testi ynë i ri i urinës mund të zbulojë proteinat HPV16 E7, të cilat janë shënues kritik të rrezikut të kancerit të qafës së mitrës, në nivele jashtëzakonisht të ulëta,” tha studiuesi kryesor Etsuro Ito, profesor i biologjisë në Universitetin Waseda në Japoni.

Testi zbuloi proteinat E7 në 80% të grave me neoplazi intraepiteliale të qafës së mitrës (CIN) në stadin 1, një pararendës i kancerit të qafës së mitrës.

Gjithashtu testi i urines gjeti proteinat në 71% të grave me neoplazi intraepiteliale të qafës së mitrës të stadit 2 dhe 38% të grave me neoplazi të stadit 3, tregojnë rezultatet.

“Ne besojmë se onkoproteina E7 është kritike në fazat e hershme të kancerogjenezës së qafës së mitrës të lidhur me HPV dhe E7 mund të luajë një rol më domethënës në përparimin e CIN1 dhe CIN2 sesa në CIN3,” tha profesor Ito.

Disponueshmëria e një testi të thjeshtë të urinës mund të ndihmojë përpjekjet për të çrrënjosur kancerin e qafës së mitrës duke eliminuar barrierat që lidhen me shqyrtimin, thanë studiuesit.

Studimi është publikuar së fundmi në revistën “Microorganisms”. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakQentë endacak e detyrojnë SHSKUK-në që të përdorë veturat për konsulta në mes klinikave
Artikulli i rradhës HANDIKOS shpreson të mos këtë rivlerësim për personat me aftësi të kufizuar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.