Sëmundjet reumatike kanë ndikim të rëndësishëm në kualitetin e jetës meqë mund të kufizojnë lëvizshmërinë e personit apo gjendje e përgjithshme shëndetësore.
Këto sëmundje përfshijnë një spektër të gjerë të patologjive që përfshijnë kockat, nyjat, muskujt dhe organet tjera.
Në lidhje më sëmundjet reumatizmale, reumatologu Besim Demolli në një intervistë për Gazetën Shneta ka folur për shkaktarët kryesor dhe trajtimin adekuat të tyre.
“Sa më shpejt që kërkojmë ndihmen e një reumatologu aq më e lehtë është të menagjojmë problemet, prandaj kur pacienti ka dhimbje të një apo më shumë nyjeve, të shoqëruara apo jo me ënjte mund të kërkojë ndihmen e profesionistit shëndetësor”, u shpreh Demolli.
Sa i përket shkaktarëve ai tha se sëmundjet reumatike mund të kenë shkaqe të ndryshme duke filluar nga faktorët gjenetik, ndikimi i çrregullimeve hormonale, stili i jetës, përdorimi i alkoolit, duhanit.
Demolli theksoi edhe disa mënyra të trajtimit të tyre e që mund të jenë të ndryshme.
“Reumatizmi ka trajtime të ndryshme, varësisht nga lloji i tyre, fillimisht trajtimi i tyre bëhet me anë të një anti-inflamator si diklofeni, ibuprofen, naproxen dhe me barna të tjera që janë specifike tek sëmundjet inflamatore më serioze që janë barna modifikuese të sëmundjeve të formë sintetike, gjysmë sintetike apo biologjike”, tha ai.
Duke qenë se jemi në sezonin e verës dhe temperaturat po shkojnë duke u ngritur, Demolli shpjegoi sesi ndikon kjo tek pacientët me reumarizëm.
“Tek sëmundjet reumatike serioze ku pacientët janë përdorues të barnave modifikues të sëmundjeve atëherë duhet patur kujdes me ekspozimin ndaj diellit dhe çdo herë duhet përdorur krema me faktor mbrojtës minimumi 30 deri 50 faktorësh”, deklaroi mes tjerash Demolli. /Gazeta Shneta/




