Hipotonia nënkupton dobësi muskulare, çrregullim i tonusit muskular te të posalindurit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO- CD-11 International classification of diseases, 2018)
Shkruan: Arta Ibrahimi, fizioterapeute
Sipas origjinës, hipotonia mund të klasifikohet si qendrore dhe periferike. Hipotonia qendrore shoqërohet me forcë muskulare normale ose dobësi e lehtë deri në mesatare dhe lëvizje përkundër gravitetit. Hipotonia periferike është të shoqëruara me dobësi të muskujve dhe mungesë të lëvizjeve kundër gravitetit. (Susan R Harris,2018).

Diagnostifikimi i hershëm i hipotonisë kongjenitale përfshin historinë e detajuar të foshnjës, historinë familjare dhe vlerësimet klinike dhe zhvillimore. Mënyra ideale e vlerësimit të foshnjeve me hipotoni është nga një ekip multidisiplinar specialistësh, duke përfshirë Pediatër, Gjenetistë, Pediatër neurolog, Fizioterapeut të fëmijëve e profesionistë të tjerë.
Ne si fizioterapeut, bëjmë vlerësimin e aftësive motorike të fëmijëve dhe krijojmë një plan të trajtimit të personalizuar për të mbështetur nevojat e tyre individuale.


