Sot do të të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës.
Sipas Meteo Kosova, nga mesdita si dhe gjatë orëve të pasditës, në gjysmën e sipërme (veriore) të Kosovës, pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, duke mos përjashtuar mundësinë edhe për breshër të vogël.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 35°C./Gazeta Shneta/



