Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra ka reaguar pas dorëheqjes së shefita të Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, Leotrim Kurteshi.
Kodra tha se pretendimet e ngritura nga ish shefi i urgjencës në Gjilan duhet të merren shumë seriozisht dhe të hetohen nga Prokuroria, pasi që po flitet për mos-ofrim të shërbimit shëndetësor me pasoja vdekjen e pacientit, shkruan Gazeta Shneta.
“Ajo që mua më ka penguar gjithmonë, e vazhdon të më pengoj edhe më tutje është se stafi shëndetësor të drejtat e pacientëve i përdor për të qeruar hesapet me kolegët! Në të gjitha rrethanet e tjera, mbyllin syt para shkeljeve që u bëhen të drejtave të pacientëve, për të mos thënë bëhen pjesë e tyre”, u shpreh Kodra në postim.
Theksojmë që Kurteshi njoftoi dorëheqjen dje dhe foli për disa shkelje nga ana e personelit shëndetësor aty, madje në një rast ai pretendon se mjeku i Urgjencës nuk i është përgjigjur thirrjes së pacientit për ndihmë dhe për pasojë pacienti vdes. /Gazeta Shneta/




