Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Prishtinës ende në procedura

Lajme 27/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka disa vite që në mungesë të Spitalit të Prishtinës, qytetarët e saj shërbimet primare i marrin nëpër qendra të mjekësive, ndërsa ato terciare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por ky projekt i cili është prezantuar disa herë, duket se së shpejti pritet të nisë. Kështu të paktën thonë zyrtarë nga Komuna e Prishtinës, të cilët deklaruan se janë në pritje të miratimit të planit të projektit që në vjeshtë të nisin procedurat e tenderimit për ndërtimin e Spitalit të kryeqytetit.

Toka është caktuar dhe projekti për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës tashmë është finalizuar.

Mirëpo, për nisjen e procedurave të tenderimit, Komuna e Prishtinës është në pritje të dritës së gjelbër të miratimit të planit për këtë projekt.

“Procesi i ndërtimit të spitalit ështe në fazen ku është dergu në MPB,  dhe gjitha punët për  planin detaj për këtë project janë përfundu. Vendi se ku pritet të bëhet spitali është të Prishtina e Re dhe po presim dritën e gjelbër nga ministria. Nëse gjtihçka shkon në rregull, besoj që në vjeshtë ta kemi të tenderuar,  por mund të ndodh edhe me herët”, tha Donat Lushaku, zëdhënës në Komunën e Prishtinës.

Ndërtimi i spitalit për qytetarët e Prishtinës është nevojë urgjente.

“Është shumë më rëndësi që spitali të ndërtohet për shkak të fluksit të madh. Do ta lehtësonte punen shumë të spitalit qendor, është i nevojshem, është urgjente”, u shpreh një qytetar.

“Është jashtëzakonisht i nevojshëm, kryesore është shëndetësia. Secili ka nevojë për me shku në spital,  aty duhet me investu dhe ndërtu”, tha një qytetar tjetër.

Kryetari i Komunës, Përparim Rama, pati thënë se ky projekt i shumëpritur do ta bëjë më të lehtë qasjen në shërbime shëndetësore dytësore për qytetarët.

Spitali i kryeqytetit do të kushtojë rreth 50 milionë euro dhe parashihet t`i ketë repartin e Kardiologjisë, të Gjinekologjisë, Pediatrisë, dhe shërbime të tjera./RTK/

Artikulli paraprak Ilaçet e zakonshme kundër dhimbjes mund të shkaktojnë sulme në zemër, goditje në tru dhe dëmtime të veshkave
Artikulli i rradhës Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.