Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta kuptoni që vuani nga hernia diskale? Ja simptomat

Jetë 27/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

 Hernia e diskut/diskale zakonisht ndodh si rezultat i konsumimit gradual, degjenerimit të disqeve të shtyllës kurrizore. Me kalimin e kohës, disqet e shtyllës kurrizore humbasin një pjesë të përmbajtjes së ujit duke i bërë më pak fleksibël dhe më të prirur për të pësuar dëmtim madje edhe rupturë.

Disku i prekur nga hernia diskale mund të shtypë nervat që ndodhen pranë duke shkaktuar dhimbje si dhe dobësim apo mpirje të gjymtyrëve, por ka edhe raste kur nuk shoqërohet me asnjë lloj simptome.

Shkak i mirëfilltë i shfaqjes së hernies diskale nuk është i mirëpërcaktuar. Mund të shfaqet si rezultat i ngritjes së peshave të rënda dhe rrallëherë mund të vijë edhe nga traumat e shpinës.

Simptomat

Pjesa më e madhe e rasteve të hernies diskale konstatohen në pjesën lumbare (fundshpinë) edhe pse ka edhe raste që shfaqjet në zonën çervikale (qafë).

Shenjat dhe simptomat më të zakonshme që sinjalizojnë prezencën e patologjisë janë:

Dhimbje në gjymtyrët e sipërme apo të poshtme

Nëse hernia diskale shfaqet në zonën e poshtme të shpinës, dhimbja prek në mënyrë më të theksuar pjesën e gjymtyrëve të poshtme.

Ndërsa në rastet kur shfaqet në qafë, dhimbja prek pjesën e gjymtyrëve të sipërme së bashku me shpatullën.

Mpirje

Personat e prekur nga hernia diskale shfaqin mpirje të zonave të ndryshme në varësi të nervave të prekur

Dobësi

Nervat e prekur nga kjo patologji dobësojnë edhe muskujt përkatës. Kjo mund bën që pacienti të pengohet ose pamundësi për të mbajtur pesha.

Ka edhe raste kur hernia diskale nuk shoqërohet me simptoma të dukshme dhe patologjia arrin të diagnostikohet vetëm nëpërmjet ekzaminimeve imazherike.

Faktorët e rrezikut

Konsiderohen si faktorë rreziku për shfaqjen e Hernies diskale:

Obeziteti – Obeziteti shkakton shtypje në disqet e pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore

Historiku professional (profesioni) – Individët me punë fizike të rënda kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga kjo patologji

Trashëgimia – Pacientët me histori familjare, pra që kanë pjesëtarë të familjes të prekur nga kjo patologji, kanë predispozita më të larta për t’u prekur nga Hernia Diskale/Euronews Albania/

 

Artikulli paraprakSa zgjat helmimi nga ushqimi?
Artikulli i rradhës Studim i ri: Makthet e rregullta mund të paralajmërojnë rrezikun e lartë të demencës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.