Sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.
Sipas Meteo Kosova, do të kemi përkohësisht rikthimin e të nxehtit afrikan. Temperaturat do shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 36°C.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme por kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 10-28 km/h./Gazeta Shneta/



