Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tymi i zjarreve për rrezikun e demencës është më i keq se llojet e tjera të ndotjes

Jetë 31/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri zbuloi se tymi i zjarrit mund të jetë më i rrezikshëm për shëndetin e trurit sesa format e tjera të ndotjes së ajrit.

Ekspozimi i tymit nga zjarri mund të rrisë rrezikun e demencës më shumë se llojet e tjera të ndotjes së ajrit, sipas një studimi të ri.

Gjetjet e hulumtimit u raportuan në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit në SHBA, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Shneta.

Tymi i zjarrit përmban grimca të imëta të njohura si PM2.5, të cilat janë rreth 30 herë më të vogla se diametri i flokëve të njeriut.

Ato mund të thithen thellë në mushkëri, të lëvizin në qarkullimin e gjakut dhe mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.

Hulumtimi i fundit shton dëshminë se këto grimca mund të luajnë një rol edhe në demencë.

Studiuesit gjurmuan të dhënat shëndetësore nga 1.2 milion të rritur në Kaliforni të moshës 60 vjeç e lart midis 2009 dhe 2019.

Ata përdorën monitorimin e cilësisë së ajrit dhe të dhëna të tjera për të vlerësuar ekspozimin e banesave ndaj grimcave të imta gjatë tre viteve nga tymi i zjarrit ose shkaqe të tjera.

Ndërsa makinat dhe fabrikat gjithashtu lëshojnë PM2.5, studiuesit zbuluan se rreziku i diagnostikimit të demencës për shkak të ekspozimit ndaj tymit të zjarrit ishte më i lartë.

Studimi zbuloi se shanset për një diagnozë të re të demencës u rritën me rreth 21 për qind për çdo 1 mikrogram për metër rritje në ekspozimin mesatar trevjeçar ndaj grimcave të zjarrit.

Sipas studiuesve nga universitetet e Uashingtonit dhe Pensilvanisë në SHBA, kjo krahasuar me një rrezik të rritur prej 3 për qind për çdo kërcim prej 3 mikrogramësh të grimcave jo të zjarrit.

Rritja e zjarreve
Nuk është e qartë pse do të kishte një ndryshim. Por me zjarret në rritje, kjo ka nevojë për më shumë studim, tha shefja e shkencës e Shoqatës së Alzheimerit, Maria Carrillo.

Kjo posaçërisht duke marrë parasysh se rreziku i Alzheimerit, forma më e zakonshme e demencës, është më e lartë për popullatat me të ardhura më të ulëta të cilat mund ta kenë më të vështirë të shmangin ajrin e pashëndetshëm, tha ajo.

Paralajmërimet shëndetësore kërkojnë të qëndrojmë brenda kur cilësia e ajrit është e dobët, por “ka shumë njerëz që nuk kanë mundësi të qëndrojnë në shtëpi ose punojnë jashtë,” vuri në dukje ajo.

Claire Sexton, drejtore e lartë e programeve shkencore dhe shtrirjes në Shoqatën e Alzheimerit shtoi në një deklaratë se “gjetjet nënvizojnë rëndësinë e miratimit të politikave për të parandaluar zjarret dhe hetimin e metodave më të mira për t’i trajtuar ato”.

Ndryshimet klimatike po çojnë në një rritje të zjarreve, tregojnë hulumtimet, pasi kushtet e ngrohta dhe të thata zgjasin stinët e zjarreve.

Viti i kaluar shënoi një nga vitet më të këqija për zjarret në BE, me një rritje të madhe të zonave të djegura, veçanërisht në Mesdhe. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShtatori është muaji i pikut të astmës, paralajmëron alergologu
Artikulli i rradhës Menopauza e hershme mund të rrisë shanset e një gruaje për kancer të gjirit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.