Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Australia fillon trajtimin e alergjisë ndaj kikirikut për bebet

Jetë 01/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bebet që vuajnë nga alergjitë ndaj kikirikut në Australi u ofrohet tani trajtimi i parë në botë që synon ndërtimin e imunitetit ndaj sëmundjes.

Trajtimi, imunoterapia orale përfshin dhënien graduale të dozave të pluhurit të kikirikut te fëmijët çdo ditë për të paktën dy vjet nën mbikëqyrjen e një ofruesi të kujdesit shëndetësor, raporton BBC përcjell Gazeta Shneta.

Programi është falas dhe i disponueshëm për fëmijët nën 12 muajsh me një diagnozë të alergjisë ndaj kikirikut dhe që marrin kujdes në një nga dhjetë spitalet pjesëmarrëse në të gjithë vendin.

Mjekët thonë se fëmijët që marrin terapinë mund të kenë efekte anësore, duke përfshirë një reaksion alergjik. Megjithatë, efektet anësore për shumicën e fëmijëve në këtë grupmoshë janë të lehta dhe nuk kërkojnë trajtim.

Alergjitë ushqimore prekin rreth një në 13 fëmijë amerikanë, ku shkaktarët më të zakonshëm janë kikirikët, vezët dhe qumështi.

Udhëzimet klinike kanë rekomanduar prej kohësh shmangien e ushqimeve potencialisht alergjike në dietat e fëmijëve të vegjël me një rrezik në rritje për zhvillimin e alergjive ushqimore.

Sidoqoftë, në vitin 2017, udhëzimet e Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive më në fund inkurajuan futjen e hershme të kikirikëve tek bebet me rrezik të lartë të alergjisë.

Ndryshimi ndodhi pasi u shfaqën provat mbi përfitimet e konsumimit të kikirikëve në fëmijërinë e hershme. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakZgjedhjet në SHBA, të drejtat riprodhuese dhe aborti
Artikulli i rradhës Familjarët e 35-vjeçares së ndjerë e rrahin stomatologun Karaxha, arrestohen nga Policia

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.