Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Familjarët e 35-vjeçares së ndjerë e rrahin stomatologun Karaxha, arrestohen nga Policia

Lajme 01/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hetimi për rastin e 35-vjeçares nga Malisheva që humbi jetën pasi nxori një dhëmb në ordinancën e mjekut Xhavit Karaxha në Malishevë, nuk ka sjellë deri më sot asnjë rezultat inkriminues ndaj tij. Përderisa nuk u vërtetuan pretendimet e Prokurorisë për rastin, familja siç duket ka vendosur që ta marrë drejtësinë në duar, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë se doktori Xhavit Karaxha nga Malisheva ka qenë cak i sulmit nga 3 familjarë të 35-vjeçares, që humbi jetën vitin e kaluar pasi nxori një dhëmb në ordinancën e tij. Hetimi për rastin nuk ka sjellë deri më sot asnjë rezultat inkriminues ndaj tij, por familja siç duket ka vendosur që ta marrë drejtësinë në duar.

Tre të dyshuarit kanë përfunduar në Polici dhe Sinjali merr vesh se bëhet fjalë për babain e viktimës, Hajzer Kryeziu, bashkëshortin Faton Shala dhe vëllain e tij, Agron Shala.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Në një prononcim për Sinjalin, nga familja e Karaxhës kanë bërë me dije se gjithë ky rast i rëndë ndodhi në prani të nënës se doktorit teksa familja ishte në një restorant në Malishevë.

Sipas informacioneve të para, nëna e Karaxhës u përballë me sulmin ndaj të birit, në mes të restorantit – ku fillimisht e rrëzuan atë përtokë e doktorin filluan ta godasin.

“Kanë kërcënuar familjen në format më të rënda, s’kanë kursyer as gra e as fëmijë..” – tha i shqetësuar për Sinjalin një familjar i doktorit.

Karaxha i cili pësoi lëndime të rënda trupore përfundoi në Emergjencë për trajtim mjekësor e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kujtojmë se një fakt me rëndësi sa i përket pacientes së ndjerë është se e njëjta ka qenë alergjike në anestezionin që i është dhënë dhe si rezultat i shokut anafilaktik kishte humbur jetën.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Artikulli paraprakAustralia fillon trajtimin e alergjisë ndaj kikirikut për bebet
Artikulli i rradhës Rriten rastet e trajtimit të çështjes së shëndetit mendor në mesin e adoleshentëve në SHBA

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.