Njerëzit me diabet të tipit 2 janë në rrezik të një sërë komplikimesh, dhe kjo përfshin rrezikun e rritur të frakturave nga rrëzimet.
Një grup studiuesish nga Suedia kanë treguar se diabeti i tipit 2 redukton funksionin fizik tek gratë e moshuara, gjë që mund të shpjegojë shkallën më të lartë të frakturave në këtë grup, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ndërsa gratë me diabet të tipit 2 kanë më shumë gjasa të pësojnë fraktura, kjo është për shkak të shëndetit të përgjithshëm fizik më të dobët që i bën ato më të prirura të bien, dhe jo me densitet të ulët kockor.
Hulumtimet e mëparshme në strukturën e kockave të njerëzve me diabet të tipit 2 nuk kanë qenë përfundimtare dhe studimet kanë sugjeruar që densiteti i kockave në këtë popullatë është më i lartë, por struktura e tij është më e dobët.
Tani, një grup studiuesish nga Suedia kanë treguar se gratë e moshës 75-80 vjeç me diabet të tipit 2 kishin funksione dhe aftësi fizike më të dobëta, duke përfshirë lëvizjen më të ngadaltë dhe ishin më pak të forta, sesa gratë që nuk kishin diabet.
Autori kryesor Dr. Mattias Lorentzon, profesor në mjekësinë geriatrike në Institutin e Mjekësisë, Universiteti i Goteborgut dhe kryemjeku në Klinikën e Osteoporozës në Spitalin Universitar Sahlgrenska, Mölndal, Suedi tha për Medical News Today në një email:
“Studimet e mëparshme nuk kanë pasur akses në të dhëna gjithëpërfshirëse dhe të detajuara mbi karakteristikat e kockave dhe funksionin fizik, duke e bërë të vështirë përcaktimin se cili nga këta faktorë është më i rëndësishëm për rritjen e rrezikut të frakturave.
Rezultatet janë publikuar në revistën “JAMA Network Open”. /Gazeta Shneta/


