Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdes personi më i moshuar në botë

Jetë 20/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Personi më i moshuar në botë, Maria Branyas Morera e Spanjës, e cila lindi në SHBA në vitin 1907 dhe jetoi dy pandemi dhe dy luftëra botërore, ka vdekur në moshën 117-vjeçare.

“Maria Branyas na ka lënë. Ajo vdiq siç deshi: në gjumë, e qetë dhe pa dhimbje”, shkruan familja e saj në llogarinë e platformës X. “Ne do ta kujtojmë gjithmonë për këshillat dhe mirësinë e saj”, shtuan ata.

Branyas, e cila kishte jetuar në dy dekadat e fundit në shtëpinë e të moshuarve Santa Maria del Tura në qytetin Olot në Spanjën verilindore, kishte thënë në një postim se ndihej e dobët.

“Koha është afër. Mos qaj, nuk më pëlqejnë lotët. Dhe mbi të gjitha, mos vuani për mua. Kudo që të shkoj do të jem e lumtur”, ka shkruar ajo në X.

Rekordet Botërore të Guinnessit e kishin pranuar zyrtarisht statusin e Branyas si personi më i moshuar në botë në janar të vitit 2023, raporton The Guardian.

Personi më i vjetër i gjallë tani është Tomiko Itooka i Japonisë, i cili ka lindur më 23 maj 1908 dhe është 116 vjeç, sipas Grupit Kërkimor të Gerontologjisë në SHBA.

Branyas, e cila jetoi gripin e vitit 1918, luftën e parë dhe të dytë botërore dhe luftën civile të Spanjës, u infektuar me COVID-19 në vitin 2020, vetëm disa javë pas ditëlindjes së saj të 113-të. Ajo ishte e mbyllur në dhomën e saj në shtëpi, por u shërua plotësisht.

Branyas i tha uebsajtit të Guinness World Records se ajo besonte se jetëgjatësia e saj buronte nga “rendi, qetësia, lidhja e mirë me familjen dhe miqtë, kontakti me natyrën, stabiliteti emocional, pa shqetësime, pa keqardhje, shumë pozitivitet dhe qëndrimi larg njerëzve toksikë”.

“Unë mendoj se jetëgjatësia ka të bëjë gjithashtu me të qenit me fat”, tha Branyas, e cila përdori një pajisje zëri për t’u shprehur.

 

Artikulli paraprakBleu drogë në Shëngjin për ta shitur në Kosovë, prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi
Artikulli i rradhës Vetëm 8 minuta në TikTok mund të shkatërrojnë imazhin që kemi për trupin tonë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.