Një dietë ketogjenike mund të ndërveprojë me disa terapi të kancerit për të bllokuar zhvillimin e kancerit të pankreasit tek minjtë, kanë gjetur shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko.
Duke kombinuar një trajtim të ri ende në prova klinike me dietën ushqyese, studiuesit ishin në gjendje të shkatërronin qelizat e kancerit në një model kafshësh të kancerit të pankreasit dhe duke tkurrur kështu tumoret, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ekspertët thonë se koncepti i një kombinimi dietë ushqyese-ilaçe është premtues, por më shumë kërkime mbi njerëzit duhet të hulumtohen.
Në një studim të ri të botuar në “Nature”, studiuesit dokumentojnë se si një dietë me yndyrë të lartë e kombinuar me terapinë e kancerit bllokoi metabolizmin e yndyrës tek minjtë, duke e zhdukur kancerin nga karburanti që i nevojitej për të vazhduar të rritet. Për sa kohë që minjtë ushqeheshin me dietë ketogjenike, tumoret ndaluan së rrituri.
Gjetjet dolën nga qëllimi fillestar i studiuesve për të ekzaminuar se si trupi është në gjendje të mbajë veten gjatë gjendjes esëll, gjë që mund të ndryshojë metabolizmin përmes një proteine të njohur si faktori i fillimit të përkthimit eukariote (eIF4E). Kjo proteinë bën që trupi të fillojë të konsumojë yndyrë gjatë periudhave të agjërimit – i njëjti proces që ndodh nën regjimin e një diete ketogjenike, gjithashtu falë faktorit elF4E. /Gazeta Shneta/


