Kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu priti në takim si dhe nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarit e Bordit të ASPKS-së, Armend Agani, ku prezent ishte edhe Arton Kubati, anëtar i Bordit të ASPKS-së.
Ky memorandum synon zhvillimin dhe bashkëpunimin e ngushtë midis palëve për të siguruar zbatimin e legjislacionit në fuqi si dhe avansimin e personelit mjekësor në Republikën e Kosovës, me fokus në përparimin e njohurive shkencore dhe praktike në fushën e mjekësisë.
Qëllimi i këtij memorandum është avancimi i bashkëpunimit të palëve duke marrë parasysh natyrën e veprimtarisë dhe aktiviteteve përkitazi me raportin e dyanshëm.



