Afro 800 mijë euro është kostoja e renovimeve të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, investim i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë dhe
Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Këto hapësira u përuruan sot në praninë e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Bazuar në të dhënat në prokurimin publik, vlera e kontratës për rinovim të emergjencës është 779 mijë euro.



