Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Haxhiu: Kurti ka mashtruar për Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore, vështirë ta realizojë deri në 2030-ën

Lajme 27/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se Qeveria Kurti, në mandatin e saj qeverisës, ka dështuar që ta implementojë Ligjin për Sigurimet Shëndetësore.

Sipas Haxhiut, duke e parë punën e kësaj qeverisje, është e vështirë që të bëhet implementimi i Ligjit deri në vitin 2030.

Ai ka shtuar se kryeministri Albin Kurti, me deklarimet e sotme për këtë çështje, ka dëshmuar se ka dështuar në sektorin e shëndetësisë dhe ka mashtruar me premtimet për sigurimet shëndetësore.

“Në fakt sot Albin Kurti e ka pranuar se ka dështuar në sektorin e shëndetësisë edhe gjithashtu ai e ka pranuar se ka mashtruar kur ka premtuar se sigurimet shëndetësore do të implementohen në qeverisjen e tij. Për katër vite ai dhe qeveria e tij nuk kanë qenë në gjendje që të sjellin në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore për të plotësuar dhe ndryshuar dy, tre nene të tij. Gjithashtu kanë dështuar që të sjellin edhe Ligjin për Shëndetësi dhe për katër vite të qeverisjes nuk kanë qenë në gjendje që të miratojnë një strategji për shëndetësi”, ka thënë ai.

Haxhiu, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se në këtë mandat qeverisës kanë ndodhur shumë keqpërdorime e keqmenaxhime në sektorin e shëndetësisë. Sipas tij, Kurti është përgjegjës për ikjen e personelit shëndetësor nga sektori publik në atë privat dhe nga ikja e tyre Kosova jashtë vendit.

“Gjatë kësaj periudhe kohore ne kemi parë shumë keqpërdorime, keqmenaxhim në sektorin e shëndetësisë, kontrata abuzive një burimore, kontrata të dyshimta në fasada renovime. Shikoni vetëm kontratën e renovimit të Gjinekologjisë dhe Urologjisë, ku metri katrorë për renovim kushton rreth dy mijë euro. Nga buxheti i pacienteve, janë derdhur miliona euro në kontrata abuzive. Prandaj edhe kryeministri sot duhet të jap llogari për të gjitha dështimet në sektorin e shëndetësisë si kryeministër. Ai është përgjegjës për dështime në sektorin e shëndetësisë, është përgjegjës për listat e gjata të pritjes në sektorin e shëndetësisë, është përgjegjës për ikjen e personelit shëndetësor nga sektori publik në atë privat dhe nga Kosova jashtë vendit. Keqpërdorimet me kontrata dhe për dështimin e sigurimeve shëndetësore, të gjitha këto abuzime, keqpërdorime e kanë emëruesin Qeveria Kurti”, ka thënë ai.

Haxhiu ka theksuar se duke marrë parasysh që janë në përfundim të mandatit, tani edhe nëse shkon për miratim në Kuvend të Kosovës, është vështirë që mund të përfundojë një ligj kaq i rëndësishëm për një periudhë kaq të shkurtër kohore.

“Kosova e ka të miratuar Ligjin për Sigurime Shëndetësore në vitin 2014, por nuk ka pasur menaxhment që ta implementojë dhe sot edhe nëse vjen Ligji në Kuvend, ne jemi në fund të mandatit, vështirë që mund të përfundojë një ligj kaq i rëndësishëm për një periudhë kaq të shkurtër kohore. Por, edhe se implementimi i sigurimeve shëndetësore e kam thënë se me këtë qeverisje, me këtë rend, me këtë si është duke shkuar puna vështirë që do të realizohet para vitit 2030”, ka thënë ai për EO.

Artikulli paraprakNdryshohen shkallët e tatimit për të ardhurat personale
Artikulli i rradhës Izraeli thotë se vaksinat e poliomielitit janë dërguar në Gaza mes thirrjeve për të ndaluar luftimet

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.