Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH-ja: Rënia e përdorimit të prezervativëve te adoleshentët në Evropë rrit rrezikun e sëmundjeve dhe shtatzënive të paplanifikuara

Jetë 31/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përdorimi i prezervativëve tek adoleshentët seksualisht aktivë ka pësuar një rënie të ndjeshme në Evropë gjatë dekadës së fundit, sipas një raporti të ri të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Kjo rënie ka ndikuar në rritjen e seksit të pambrojtur dhe rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (STD) dhe shtatzënive të paplanifikuara.

Raporti, i cili përfshin të dhëna nga më shumë se 242,000 adoleshentë 15-vjeçarë në 42 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore, tregon se përqindja e djemve që përdorën prezervativin gjatë marrëdhënieve të fundit seksuale ra në 61% në vitin 2022, nga 70% në vitin 2014. Po ashtu, përqindja e vajzave që raportuan përdorimin e prezervativit ra në 57% nga 63% gjatë të njëjtës periudhë, shkruan WHO, transmeton Gazeta Shneta.

Një e treta e adoleshentëve (30%) raportuan se nuk përdorën as prezervativ dhe as pilulë kontraceptive gjatë marrëdhënieve seksuale, një normë që ka mbetur e qëndrueshme që nga viti 2018. Përdorimi i pilulave të kontrollit të lindjes mbeti në 26% për adoleshentët e pyetur.

Raporti gjithashtu thekson se adoleshentët nga familjet më të varfra kanë më shumë gjasa të mos përdorin as prezervativ apo pilula kontraceptive (33%) krahasuar me ata nga familjet më të pasura (25%).

Drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, theksoi se edukimi seksual gjithëpërfshirës dhe i përshtatshëm për moshën është i nevojshëm për të përmirësuar rezultatet shëndetësore dhe për të zvogëluar rreziqet. Ai gjithashtu kritikoi rënien e ofrimit të këtyre edukatave dhe rritjen e sulmeve ndaj tyre.

Raporti përfundon se neglizhenca ndaj edukatës seksuale e bën më të vështirë menaxhimin e problemeve shëndetësore dhe rrit kostot e shërbimeve shëndetësore, duke ndikuar negativisht në jetën shkollore dhe të punës së të rinjve. OBSH kërkon ndërhyrje nga qeveritë dhe autoritetet shëndetësore për të adresuar këto probleme dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës./Gazeta Shneta/

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakRikuperimi i gjumit gjatë fundjavës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës
Artikulli i rradhës Dieta anti-inflamatore për të sëmurët me IBS: Çfarë duhet të hani

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.