Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori i Ortopedisë jep detaje për gjendjen e të plagosurve mbrëmë në Prishtinë

Lajme 02/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavit Gashi ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e tre pacientëve të cilët kanë pësuar lëndime nga përleshja e mbrëmshme mes grupeve “Sekiraqa-Capat” e të cilët kanë kërkuar ndihmë në këtë klinikë.

Ai tha se njëri nga ta është operuar urgjent nga ekipi i Kirurgjisë bashkë me atë të Ortopedisë, dhe ka lëndime në pjesën e ekstremiteteve.

“Është bërë një operim provizor për çështjen urgjente, ai është duke u trajtuar tani në Kliniken e Kirurgjisë Abdonimale”, tha Gashi, njofton klankosova.

Tutje, Gashi tha se dy pacientët e tjerë kanë poashtu lëndime në të dyja ekstremitetet dhe po qëndrojnë në Qendrën Emergjente, pasi siç tha ai, policia ende nuk e ka siguruar perimetrin.

“Ata janë ende në Qendrën Emergjente pasi policia ka kërkuar për të siguruar perimetrin, nuk ka pasur ende. Momentin që bëhet sigurimi i perimetrit do të vazhdojnë trajtimin në klinikën tonë. Kemi ndarë një hapësirë të veçantë për këto raste që konsiderohen me rrezikshmëri”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, Gashi tha se ndonëse pacientët kanë lëndime të shumëfishta, gjendja e tyre është stabile, por shtoi se është herët për prononcim për detaje shtesë se si do të shkojë gjendja më tutje.

“Ky është me lëndim me armë zjarri në pjesën e barkut, ka më shumë lëndime dhe ka disa plagë tejshkuese, e ka gjendjen pak më të rëndë por në gjendje stabile. Ndërsa këta dy i kanë lëndimet në këmbë të djathtë, por me vetfaktin që kanë lëndime të shumëfishta është herët të prononcohemi se si shkon gjendja më tutje”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakNjë femër hidhet nga kati i dytë i shtëpisë në Gjakovë, policia nis hetimet
Artikulli i rradhës Përleshja me armë në Prishtinë, një 29 dhe një 21 vjeçar po trajtohen në Kirurgjinë Abdominale

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.