Një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e konfliktit me armë zjarri mes dy familjeve, Sekiraqa dhe Gashi në kryeqytet mbrëmë.
Për gjendjen e dy prej të plagosurve për Insajderin ka folur drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Adbominale, Vesel Skenderi.
Ai ka konfirmuar se bëhet fjalë për pacientët 21 dhe 29 vjeçar, që të njëjtit janë operuar dhe gjendja e tyre është stabile dhe nën përcjellje.
“Këtu në Klinikën tonë janë sjell dy pacientë, njëri i vitit 2003 dhe tjetri pacient i vitit 1998, të cilët janë të lënduar me armë zjarri. Sapo kanë arritë është pa që kanë plagë në regjionin abdominal është ndërhyrë menjëherë pa vonesë, janë operuar edhe janë duke u trajtuar pas operacionit, Gjendja e tyre është stabile dhe po vazhdon trajtimi”, ka thënë ai.




