Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Supremja e lë në fuqi vendimin për pezullimin e Rregullores së brendshme të SHSKUK-së

Lajme 02/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Supreme ka marr vendim për të lënë në fuqi pezullimin e Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar.

Kështu ka njoftuar sot avokati Ardian Bajraktari përmes një postimi në Facebook, i cili është përfaqësues i zyrtarëve të SHSKUK-së të cilët janë ankuar për këtë rregullore, shkruan Gazeta Shneta.

“Sot kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Supreme, përmes të cilit refuzohet si e pa bazuar kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, si mjet i jashtëzakonshëm juridik, i parashtruar nga i padituri Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK). SHSKUK kishte kundërshtuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit – Departamenti për Çështje Administrative në Prishtinë, AA.r.573/2024, të datës 13.06.2024, ku kjo e fundit e pati refuzuar si të pa bazuar ankesën e SHSKUK-së për sa i takon shtyrjes së ekzekutimit të Rregullores me numër 1024 të datës 08.04.2024 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së SHSKUK-së”, ka deklaruar Bajraktari.

Ai ka thënë se është optimist se gjykata do ta rrëzojë në tërësi këtë rregullore.

“Ky vendim i Gjykatës Supreme, i ri konfirmon si të drejta dhe ligjërisht të bazuara vendimet e dy instancave tjera gjyqësore (Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës), dhe se kjo rregullore nuk mund të zbatohet deri në përfundim të procesit gjyqësor. Natyrisht se kjo ka të bëjë me shtyrjen e zbatimit të kësaj rregulloreje, mirëpo unë jam optimist se i tillë do të jetë edhe epilogu përfundimtar i këtij procesi, për çka presim që sa më parë të fillojë procesi gjyqësor”, ka deklaruar Bajraktari. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjithçka që duhet të dini për insulinën
Artikulli i rradhës Ozempic mund të ndikojë në jetëgjatësi, sipas një studimi të ri

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.