Pacientët që marrin semaglutide si Ozempic dhe Wegovy për humbje peshe kanë më pak gjasa të vdesin për shkaqe kardiovaskulare sesa ata që nuk e përdorin ilaçin, sugjeron një studim i ri.
Obeziteti, i cili prek rreth 40% të të rriturve amerikanë, është i lidhur ngushtë me jetëgjatësinë më të shkurtër. Një rritje prej 5 kg/m2 në indeksin e masës trupore vlerësohet të rrisë rrezikun e vdekjes nga të gjitha shkaqet me 31% dhe rrezikun e vdekjes nga shkaqet kardiovaskulare me 49%, raporton Health News përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i botuar në “Journal of the American College of Cardiology”, ekzaminoi se si përdorimi i semaglutidit (Ozempic, Wegovy) mund të ndikojë në vdekshmëri.
Studimi përfshiu 17,604 individë të moshës 45-vjeç e sipër me një indeks të masës trupore prej 27 ose më të lartë. Pjesëmarrësit që kishin zhvilluar sëmundje kardiovaskulare, por ishin pa diabet, u ndanë rastësisht në injeksione një herë në javë prej 2.4 mg semaglutide ose placebo.
Ndër pjesëmarrësit që morën semaglutide, 4.3% vdiqën nga të gjitha shkaqet, krahasuar me 5.2% në grupin placebo. Ata që morën semaglutide gjithashtu kishin shkallë më të ulët të vdekjes kardiovaskulare sesa ata me placebo, përkatësisht 2.5% kundrejt 3%.
Në fillim të këtij viti, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi Wegovy për të reduktuar rreziqet kardiovaskulare tek të rriturit që janë mbipeshë ose obezë, por pa diabet.
Megjithatë, pesha mund të kthehet shpejt pas ndërprerjes së barit, përdorimi i së cilës shoqërohet me efekte anësore të vazhdueshme si nauze dhe të vjella. /Gazeta Shneta/


