Kjo pije e famshme është e pasur me një lloj polifenoli që mendohet se ka përfitime të shumta shëndetësore.
Sipas hulumtimeve, një pije e nxehtë në veçanti mund t’ju ndihmojë të ulni kolesterolin në një mënyrë të shëndetshme, raporton Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i botuar në “Journal of American Dietetic Association” në vitin 2011, zbuloi se polifenolet e njohura si katekinat që gjenden në çajin jeshil çuan në një reduktim “të ndjeshëm” të kolesterolit total dhe “të keq” (kolesteroli lipoproteinë me densitet të ulët).
Autorët e studimit thanë: “Konsumimi i katekinave të çajit jeshil shoqërohet me një reduktim statistikisht të rëndësishëm në nivelet e kolesterolit total dhe të lipoproteinës me densitet të ulët; megjithatë, nuk kishte asnjë efekt domethënës në nivelet e kolesterolit të lipoproteinës me densitet të lartë [kolesteroli ‘i mirë’] ose nivelet e triglicerideve.”
Një përfundim i ngjashëm u arrit nga një studim shkencor i vitit 2020. Meta-analiza, e cila u botua në “Nutrition Journal”, shqyrtoi efektin e çajit jeshil në më shumë se 3000 njerëz.
“Tridhjetë e një prova me gjithsej 3,321 subjekte u përfshinë në meta-analizë. Në përgjithësi, marrja e çajit jeshil uli ndjeshëm nivelet e kolesterolit total (TC) dhe kolesterolit të lipoproteinës me densitet të ulët (LDL) krahasuar me grupe të kontrollit.
“Konsumimi i çajit jeshil nuk ndikoi në kolesterolin e lipoproteinës me densitet të lartë (HDL); megjithatë, reduktoi trigliceridet në krahasim me grupin e kontrollit.”
Nëse jeni të shqetësuar për nivelet tuaja të kolesterolit, duhet të flisni me mjekun tuaj të përgjithshëm. /Gazeta Shneta/


