Kohët e fundit shumë kërkime janë fokusuar në ekspozimin ndaj dritave gjatë natës dhe ndikimin e tyre të mundshëm negativ në shëndet.
Studiuesit nga Universiteti Flinders besojnë se shmangia e dritës gjatë natës mund të jetë një mënyrë e lirë dhe e lehtë për të vonuar ose parandaluar zhvillimin e diabetit të tipit 2, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Për shembull, studime të shumta kanë ekzaminuar lidhjen e mundshme midis ekspozimit ndaj dritës së natës dhe rrezikut të diabetit. Një studim i publikuar në nëntor 2022 zbuloi se ekspozimi ndaj dritës artificiale të jashtme gjatë natës mund të rrisë rrezikun e një personi për të zhvilluar diabetin.
Ndërkohë, hulumtimi i publikuar në mars 2023 tregoi se ekspozimi ndaj çdo lloj drite gjatë gjumit mund të rrisë rrezikun e një personi për diabetin, obezitetin dhe presionin e lartë të gjakut tek individët e moshës më të vjetër.
Tani, studiuesit nga Universiteti Flinders në Australi konfirmojnë më tej një lidhje të mundshme midis ekspozimit të dritës gjatë natës dhe një rreziku më të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Në një studim të botuar së fundmi në revistën “The Lancet Regional Health – Europe”, shkencëtarët raportojnë se shmangia e dritës artificale gjatë natës mund të jetë një mënyrë e lirë dhe e lehtë për të vonuar ose parandaluar zhvillimin e diabetit të tipit 2. /Gazeta Shneta/


