Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alarmon drejtori i Klinikës së Psikiatrisë: Fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash

Lajme 07/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mosha e pacientëve që po kërkojnë ndihmë në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, për shkak të konsumimit të substancave narkotike, është alarmante.

Sipas drejtorit të këtij institucioni, Faton Kutllovci, kohëve të fundit, këtu po trajtohen pacientë 9 e 10 vjeç.
“Fatkeqësisht viteve të fundit po rritet numri i përdoruesve e po ulet mosha e tyre. Kemi fëmijë 9 e 10 vjec që vijnë pas përdorimit të substancave narkotike”, ka thënë Kutllovci në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini.

Sipas tij, ka shumë faktorë që po ndikojnë në këtë gjendje, e më i rëndësishmi është qasja shumë e lehtë në substanca narkotike.

“Qasja është tepër e lehtë…dëshira për të qenë ‘in’, rrethi e shoqëria, të ndjerit i rritur, të gjithë janë faktorë që ndikojnë në vendimin e fëmijëve për të provuar drogën”, tha Kutllovci.

Sipas Kutllovcit, ky numër në rritje është duke e shqetësuar gjithë stafin derisa ka shtuar se në këtë klinikë janë vetëm nëntë shtretër të cilët nuk i mbulojnë nevojat.

Ai ka njoftuar se bashkë me institucionet tjera, janë duke diskutuar ndërtimin e një qendre të veçantë që do të trajtonte personat që kanë varësi të ndryshme./RTV Dukagjini/

Artikulli paraprak14 faktorë të rrezikut që mund të parandalojnë 45% të rasteve të demencës
Artikulli i rradhës Rreziqet e fshehura të manikyrit me xhel: Studimi zbulon dëmtime të ADN-së dhe rrezik për kancer

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.