Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreziqet e fshehura të manikyrit me xhel: Studimi zbulon dëmtime të ADN-së dhe rrezik për kancer

Jetë 07/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtime të reja të kryera nga Universiteti i Kalifornisë San Diego kanë zbuluar se përdorimi i tharëseve UV të thonjve, të cilat janë të zakonshme për manikyrët me xhel, mund të çojë në vdekje të konsiderueshme të qelizave, dëmtime të ADN-së dhe mutacione që mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Këto pajisje, të cilat shpesh përdoren pa konsiderata për rreziqet e mundshme, kanë rezultuar të jenë shumë më të dëmshme se sa pritej, shkruan Healthfeed, transmeton Gazeta Shneta.

Studimi tregon se një seancë 20-minutëshe ekspozimi në këto pajisje shkaktoi vdekjen e 20%-30% të qelizave të lëkurës, ndërsa tre seanca të njëpasnjëshme rritën këtë përqindje në 65%-70%. Përveç vdekjes së qelizave, studiuesit zbuluan edhe dëmtime në mitokondrit dhe ADN-në e qelizave të mbijetuara

Përveç rrezikut të ekspozimit ndaj UV-së, tymi toksik që lirohet në sallonet e thonjve përbën një tjetër rrezik shëndetësor. Për të minimizuar këto rreziqe, këshillohet përdorimi i kremit kundër diellit, dorezave pa gishta dhe maskave, si dhe sigurimi që salloni të jetë mirë ajrosur.

Autorja e studimit, Maria Zhivagui, PhD, e cila më parë bënte manikyr me xhel rrallë, vendosi të ndalojë tërësisht pas këtij zbulimi. Ajo shprehet se ndikimi i vetëm një seance ishte shumë alarmues.

Ky studim është një prej të parëve që fokusohet në rreziqet specifike të tharëseve të thonjve me xhel, duke u shtuar në listën e gjatë të paralajmërimeve për ekspozimin ndaj rrezatimit UV.

 

 

 

Artikulli paraprakAlarmon drejtori i Klinikës së Psikiatrisë: Fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash
Artikulli i rradhës Rritet numri i çrregullimeve hipertensive në shtatzëni

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.