Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Medica Gjakova publikon raportin mbi pasojat afatgjata të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë

Lajme 12/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Medica Gjakova ka publikuar raportin mbi pasojat afatgjata të përdhunimeve të luftës në Kosovë, “Unë nuk kam faj për atë që më ka ndodhur”,

Bazuar në dëshmitë e 200 të mbijetuarve të dhunës së seksualizuar, prej tyre 191 gra dhe 9 burra, hulumtimi është fokusuar në pasojat psikologjike, fizike dhe sociale të viktimave të dhunës së seksualizuar.

Në konferencën për media, u tha se hulumtimi ka zbuluar se 86% e të mbijetuarve kanë stres post-traumatik, ose të thjeshtë ose komplekse, 96% e tyre kanë nivele të larta ankthi e mbi 70% kanë deklaruar se pas luftës jeta e tyre nuk ja vlente, raporton EO.

Siç bëri të ditur Dea Fetiu, e cila prezantoi disa nga rezultatet kryesore të studimit, gjysma e pjesëmarrësve të studimit e kanë përshkruar gjendjen e tyre shëndetësore si të shumë të dobët.

Ajo ka theksuar se hulumtimi e përmbush një boshllëk kritik hulumtues, 25 vjet pas luftës, kur ende ka pak të dhëna për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Tash pas 25 vjet pas lufte ka shumë pak të dhëna, prandaj Medica Mondiale dhe Medica Gjakova ka bërë këtë studim në dëshmitë e mbi 200 të mbijetuarave, 191 gra dhe 9 burra. Të gjithë kanë qenë viktima të dhunës së seksualizuar gjatë luftës, të gjithë klientë të Medica Gjakova”.

“Ky studim është përqendruar në pasojat fizike, psikologjike dje sociale. Të mbijetuarit përballen me sida të ndryshme. Hulumtimi zbuloi se 73% e pjesëmarrësve në studim kualifikohen për diagnozë të PTSD komplekse, me 13% të tjerë që kualifikohen për diagnozë PTSD. 95.5% e pjesëmarrësve në studim i plotësojnë kriteret për depresion klinik. 59 pjesëmarrës (29.5%) raportuan se kishin ide vetëvrasëse brenda javës së kaluar dhe 101 (50.5%) raportuan se kishin mendime për vetëlëndim që nga lufta, dhe 142 (71%) që mendonin se jeta nuk ia vlente të jetohej më. 96% e pjesëmarrësve raportuan nivele të larta ankthi”.

“Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve në studim raportuan se e perceptojnë shëndetin e tyre si të dobët 94 të anketuar, 47.5%) ndërsa vetëm 13 pjesëmarrës (6.5%) e konsidero- jnë shëndetin e tyre të mirë. Më shumë se tre të katërtat e pjesëmarrësve raportojnë se vuajnë nga dhimbjet e kokës, lodhja, dhimbjet e qafës, dhe/ose dhimbjet e shpinës”, ka thënë ajo.

Ndërsa, drejtoresha ekzekutive e Medica Gjakova, Mirlinda Sada, tha se hulumtimi fokusohet, përvec në pasojat afatgjata, edhe në strategjitë e tyre të ballafaqimit, përvojën e tyre dhe marrëdhëniet me mjediset e tyre të afërta, si dhe pranimin shoqëror dhe rëndësinë e mbështetjes së ofruar nga Medica Gjakova.

Sada ka thënë se të mbijetuarit nuk jetojnë thjesht me traumën e asaj që u është bërë gjatë luftës, por edhe me stigmatizim.

Andaj, ajo ka thënë se ky raport është i rëndësishëm, jo vetëm për traumën por edhe stigmën që i rrethon të mbijetuarit.

“Këta persona jetojnë me frikën nga turpërimi i familjes dhe frika se do të përjashtohen nga shoqëria. Kjo kulturë e heshtjes vazhdon të jetë një pengesë në jetën e këtyre personave. Ata nuk jetojnë thjesht me traumën e asaj që u është bërë gjatë luftës, por edhe me stigmën”.

“Ky studim është i rëndësishëm sepse trajton jo vetëm traumën por edhe stigmën që i rrethon të mbijetuarit. Ndikimet e kësaj stigme janë të thella, duke çuar shpesh në depresion”.

Ajo ka ndarë edhe rekomandimet kryesore të nxjerra nga hulumtimi.

“Ne duhet të sigurojmë që personeli që punon me të mbijetuarit është i trajnuar për kompleksitetin e traumës dhe stigmës. Të mbijetuarat duhet ta dinë se kur kërkojnë ndihmë, do të përballen me mbështjetje dhe kujdes. Medica Gjakova dhe Medica Mondiale u kanë dhnë ëkëtë mbështetje, por sic tregon studimi, ka ende shumë punë”, ka thënë Sada.

Ndërsa, Barbara Umrath, konsulente e hulumtimit dhe ushëheqëse e ekipit editorial të studimit, ka thënë se studimi ka dëshmuar se viktimat kanë nevojë për mbështjetje shoqërore.

“Ne shohim pasoja serioze nga ky studim. Shumica e të mbijetuarve vuajnë nga probleme të ndryshme. Më shumë se gjysma po vuajnë nga shtypja e gjakut dhe dhimbje të ndryshme”.

“Nuk ka ende aq sa duhet sensitivet për këtë cështje, ende pas 20 vjet pas luftës. Duhet pa dyshim që të ketë më shumë punë dhe më shumë mbësthetje. Rekomandimet tona për komunitetin ndërkombëtar, vecanërisht për qeverinë gjermane, është suportimi i të drejtave të grave përmes financimit dhe politikave më të mira”.

Artikulli paraprakKandidatja për infermiere në QKUK me pikë maksimale në testin me shkrim, rrëzohet në intervistë
Artikulli i rradhës Haxhiu: Për inaugurimin e Emergjencës nga Kurti, shtretërit u morën nga spitali pediatrik

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.