Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infertiliteti mashkullor në qendër të produkteve të reja në treg

Jetë 16/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pjelloria mashkullore është në qendër të tendencave të reja të tregut, pasi studime të ndryshme kanë vërtetuar një ulje të cilësisë riprodhuese të spermës.

Një studim i publikuar në maj 2023 në revistën shkencore “Toxicological Sciences” gjeti mikroplastikë në çdo testikul njerëzor të ekzaminuar, duke shkaktuar shqetësim dhe studime të tjera zbuluan gjithashtu, siç raporton Business of Fashion, se numri i spermatozoidëve është përgjysmuar në 50 vitet e fundit, megjithëse studime të mëtejshme i kundërshtojnë këto gjetje.

Këto studime kanë krijuar një trend të ri tregu për produktet për meshkuj, i cili nuk fokusohet më vetëm tek rritja e muskujve, por edhe tek fertiliteti dhe performanca seksuale. Influencuesit mjekësorë si neuroshkencëtari Andrew Huberman dhe mjeku Peter Attia kanë kontribuar gjithashtu në konfirmimin e kësaj tendence, të cilët e kanë lidhur gjithnjë e më shumë shëndetin fizik me suksesin profesional, social dhe sentimental.

Këto tendenca të reja kanë ndihmuar në gjenerimin e një vale produktesh që synojnë të rrisin fertilitetin dhe virilitetin mashkullor.

Në The Vitamine Shoppe, shitjet e produkteve mbështetëse të testosteronit janë dyshifrore gjatë vitit të kaluar, veçanërisht shitjet e suplementit të performancës seksuale Ultimate Libido.

Mars Men, një markë më e re, ofron një suplement ‘mbështetje natyrale të testosteronit’, ndërsa Human Desire prodhon një pije që rrit epshin. Në Mbretërinë e Bashkuar, Cialis, një alternativë ndaj Viagrës, është në dispozicion që nga viti i kaluar.

Për shumë dekada mendohej se infertiliteti ishte një problem i grave. Tani njerëzit po kuptojnë se ka një gjysmë tjetër të ekuacionit.

Edhe pse studiuesit ende nuk e kanë konstatuar përfundimisht nëse ka një krizë globale në fertilitetin mashkullor dhe as nëse suplementet e fertilitetit OTC (d.m.th. pa nevojën e një recete mjekësore) mund ta zgjidhin vërtet atë, është e sigurt që meshkujt, vitet e fundit, janë dukshëm më komod duke folur për infertilitetin mashkullor dhe duke kërkuar zgjidhje. /TiranaPost

 

Artikulli paraprakDistributorët e barnave i reagojnë MSh-së për listën e çmimeve: Nën nivelin e çmimeve furnizuese
Artikulli i rradhës Ilaçi për epilepsinë ndihmon njerëzit me apnea të gjumit

Ju sugjerojmë

Studimi: Humbja e rreth një ore gjumë çdo natë lidhet me shtim në peshë

11/07/2026 Jetë

Studimi: Rreth 1 në 4 persona me diabet të tipit 2 përjeton humbje të dëgjimit

11/07/2026 Jetë

Studimi: Vaksina BCG mund të ndikojë në biomarkerët e sëmundjes Alzheimer

11/07/2026 Jetë

Studimi: Konsumi i rregullt i kafesë lidhet me rrezik më të ulët për cirrozë dhe kancer të mëlçisë

11/07/2026 Jetë

Tymi i zjarreve mund të paraqesë rrezik serioz për shëndetin, ekspertët japin këshilla për mbrojtje

11/07/2026 Jetë

OBSH-ja: Rastet e reja të kancerit mund të dyfishohen deri në vitin 2050

11/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.