Studentët e kolegjit që pinë vape shënuan më pak rezultate në testet e funksionit njohës, sugjeron një studim i ri.
Edhe pse vape, të quajtura edhe cigare elektronike, janë ende relativisht të reja – dhe kërkimet gjithëpërfshirëse mbi ndikimet e tyre mungojnë – studime të reja vazhdojnë të dalin duke theksuar efektet e tyre të dëmshme shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.
Tani, një studim i ri sugjeron se vapimi mund të dëmtojë shëndetin e trurit dhe të çojë në aftësi më të ulëta kur bëhet fjalë për të mësuarit, kujtesën, zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik.
Studimi i parë në llojin e tij, i cili u prezantua në Takimin Vjetor të 149-të të Shoqatës Amerikane të Neurologjisë, zbuloi se studentët e kolegjit që pinë vape shënuan më pak rezultate në testet e funksionit njohës sesa ata që nuk pinin vape. /Gazeta Shneta/


