Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konsumimi i ushqimeve dhe pijeve specifike mund të ulë rrezikun e demencës

Jetë 19/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një studim të ri, shkencëtarët zbuluan se njerëzit që konsumojnë ushqime dhe pije të pasura me flavonoide, si manaferrat dhe çaji, mund të kenë një rrezik më të ulët të zhvillimit të demencës, veçanërisht nëse ata janë në rrezik më të lartë për këtë gjendje.

Në vitin 2020, mbi 55 milionë njerëz në mbarë botën jetonin me demencë. Ekspertët thonë se ky numër pothuajse do të dyfishohet çdo 20 vjet, duke arritur përfundimisht në 78 milionë në 2030 dhe 139 milionë në 2050, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.

Megjithatë, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), pothuajse 40% e të gjitha rasteve të demencës mund të parandalohen ose vonohen. Zgjedhjet e një stili jetese të shëndetshëm si ushtrimet e rregullta dhe menaxhimi i kushteve shëndetësore mund të ndihmojnë në uljen e rreziqeve të demencës së një personi.

Konsumimi i një diete të shëndetshme mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e demencës. Shkencëtarët kanë zbuluar se dietat si ajo esdhetare dhe MIND mund të përmirësojnë shëndetin dhe funksionimin e trurit. Për më tepër, hulumtimet e mëparshme zbuluan se konsumimi i ushqimeve të pasura me flavonoide mund të përmirësojë kujtesën dhe funksionin njohës.

Flavonoidet, përbërës që gjenden në fruta dhe perime, mund të nxisin shëndetin e trurit duke reduktuar inflamacionin, duke përmirësuar rrjedhjen e gjakut dhe duke luftuar radikalet e lira që dëmtojnë qelizat në tru.

Tani, në një studim të ri të botuar më 18 shtator në “JAMA Network Open”, studiuesit gjetën më shumë prova se konsumimi i ushqimeve dhe pijeve të larta në flavonoidë, veçanërisht çaji, vera e kuqe dhe manaferrat, mund të ulin rrezikun e demencës, veçanërisht në individët me rrezik më të lartë për sëmundjen. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInfarkti akut i miokardit është rritur te njerëzit me epilepsi midis 2008 dhe 2017, zbulon studimi
Artikulli i rradhës Pirja e kafesë me moderim lidhet me uljen e rrezikut të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.