Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komisioni Evropian propozon zgjerimin e ndalimit të duhanit në hapësira të jashtme

Jetë 21/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Evropian po planifikon të rekomandojë një ndalim të gjerë të pirjes së duhanit në hapësirat e jashtme, përfshirë edhe produktet pa nikotinë.

Propozimet synojnë zgjerimin e ndalimeve ekzistuese në tarracat e kafeneve, stacionet e autobusëve, kopshtet zoologjike dhe zona të tjera publike, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Shneta.

Propozimi, i cili pritet të miratohet së shpejti nga ekzekutivi i BE-së, synon të pasurojë udhëzimet aktuale të vitit 2009 dhe të përfshijë produktet inovative të duhanit, si cigaret elektronike dhe produktet e duhanit të ngrohur, qoftë me ose pa nikotinë.

Komisioni dëshiron të zgjerojë ndalimin e pirjes së duhanit në hapësira të jashtme të tilla si ballkonet dhe verandat e restoranteve dhe bareve, si dhe stacionet e transportit publik dhe vendet ku janë të pranishëm fëmijët, përfshirë këndet e lojërave dhe kopshtet zoologjike.

Ky hap vjen si pjesë e përpjekjeve për të frenuar rreziqet e kancerit të lidhur me duhanin dhe për të mbrojtur shëndetin publik nga ekspozimi ndaj tymit dhe aerosoleve të dëmshme./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPrishtinë: Sekuestrohen barna pa banderola me vlerë 1500 euro, në pranga bien dy persona
Artikulli i rradhës Rezistenca antimikrobike, një kërcënim global me rritje dramatike deri në 2050

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.