Ushqimi i shitur në mbështjellës, në tabaka kartoni ose në enë letre mund të përmbajë ndonjë nga afro 200 kimikate të lidhura me kancerin e gjirit, paralajmëron një studim i ri.
Materialet e paketimit të ushqimit të përdorura zakonisht përmbajnë 189 kimikate që potencialisht mund të shkaktojnë kancer të gjirit, raportuan studiuesit më 24 shtator në revistën “Frontiers in Toxicology” shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Këto kimikate të rrezikshme – duke përfshirë PFAS, bisfenolet dhe ftalatet – mund të migrojnë nga paketimi në ushqim dhe kështu të gëlltiten nga njerëzit, thanë studiuesit.
“Ky studim është i rëndësishëm, sepse tregon se ekziston një mundësi e madhe për parandalimin e ekspozimit të njeriut ndaj kimikateve që shkaktojnë kancerin e gjirit,” tha studiuesja Jane Muncke.
Forumi i Paketimit të Ushqimit ka përpiluar një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse të kimikateve të përfshira në paketimin e ushqimit, bazuar në informacionin e mbledhur nga mijëra studime shkencore të botuara.
Duke përdorur bazën e të dhënave, studiuesit identifikuan 143 kimikate të përdorura në materialet e paketimit plastik që lidhen me kancerin e gjirit dhe 89 u gjetën në letër ose karton, tregojnë rezultatet.
Ka prova të forta që njerëzit janë të ekspozuar rregullisht ndaj të paktën 76 prej atyre kimikateve që shkaktojnë kancer përmes dietës ushqyese, thanë studiuesit.
Këto kimikate po gjejnë rrugën e tyre në paketimin e ushqimit pavarësisht rregulloreve në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Kinë, Amerikën e Jugut dhe gjetkë që synojnë të kufizojnë përdorimin e tyre, thanë studiuesit.
Ky raport është i botuar në “Journal of Exposure Science & Environmental Epidemiology”. /Gazeta Shneta/


