Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shitja e barnave pa banderola, ‘kërcënim’ për shëndetin e qytetarëve

Lajme 26/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shitja e ilaçeve pa banderola është bërë një shqetësim në rritje në vendin tonë, e cila mund të paraqes problem edhe në shëndetin e qytetarëve.

Këto ilaçe, të cilat shpesh qarkullojnë në tregun e zi nuk ofrojnë ndonjë garanci dhe efikasitet në përdorimin e tyre.
Së fundmi, Policia e Kosovës ka sekuestruar barna të tilla, të cilat kanë kapur vlerën prej 1.500 euro.

Në lidhje me këtë çështje, nënkryetarja e Odës së Farmacistëve të Kosovës, Jehona Hakaj, u shpreh shqetësuese, që sipas saj kjo së pari e prek shëndetitn e pacientit.

“Këtu direkt preket edhe shëndeti i pacientit, se ne po flasim për një ilaç edhe nuk po e mendojmë pasojen e efektivitetit të atij bari. Se mos ruajtja e atij bari në kushtet të cilat është paraparë të ruhet ai ilaç, na sjellë edhe mos përmisim të shëndetit”, tha ajo në një intervistë dhënë për GazetaBlic.

Hakaj, theksoi se këto ilaçe që shiten pa banderola nuk janë shumë të sigurta, si në rrugën e prurjes së saj në vendin tonë, ashtu edhe në marrjen e saj.

Nënkryetarja e OFK-së, apelon tek qyetetarët që të konsumojnë ilaqe vetëm me banderola.

”Ilaçi pa banderolë nuk është i sigurtë, rruga e pruarjes në Kosovë nuk ka qenë e sigurt, ruarja e tij nuk është e sigurt, e ku mund të jetë marrja e atij ilaçi e sigurt. Unë e di që kostoja financiare është e rëndësishme, por nëse për pak është dallimi i ilaçit me banderolë dhe pa banerolë, atëherë unë bëjë apel tek pacientët që ilaçin me banderolë ta konsumojnë”, u shpreh Hakaj.

Ndërsa, njohësi i shëndetësisë, Bujar Vitia, në një prononcim dhënë për GazetaBlic, u shpreh se kjo çështje është një nga rreziqet më të mëdha që iu kanoset qytetarëve në vendin tonë, si dhe krejt kjo po bëhet për përfitime financiare.

”Shitja e barnave pa banderola, dmth të paregjistruara në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, është një nga rreziqet më të mëdha që iu kanoset pacientëve kosovarë. Shitja e këtyre barnave bëhet për përfitime të mëdha financiare, por rrezikojnë direkt shëndetin e qytetarëve meqë nuk janë të kontrolluara dhe nuk dihet siguria e tyre”, potencoi Vitia.

Poashtu, njohësi i shëndetësisë, thekson se kjo përveç dëmtimit të qytetarit, kjo e dëmton edhe tregun farmaceuntik, dhe që sipas tij as farmacistët nut duhet të pranojnë që të bëjnë shitje të tilla, në atë mënyrë për t’a ruajtur edhe etikën e tyre profesionale.

Ndryshe, se çfarë ndikimi ka kjo shitje e barnave pa banderola në ekonominë e vendit, njohësi i çështjeve ekonomike Jakup Bellaqa shprehet se kjo krijon informalitet ekonomik, e cila edhe e përkeqëson situatën e çmimeve në tregun e barnave.

“Shitjet e barnave pa banderolla sigurishte se ndikon negativishte në tregun e zi, arsyja bazë është se kjo krijon informalitet ekonomik sepse së pari origjina e këtyre barnave është e dyshimtë se nuk posedon dokumentacion të rregullt dhe nuk paguhen obligimet ndaj shtetit të Kosovës.

Gjithashtu edhe e përkeqson situatën e çmimeve në tregun e barnave duke shitur me çmim te ultë dhe jo sipas ofertës dhe kërkesës së tregut dhe kjo kontribon që ta stimulon ekonominë”, përfundoi Bellaqa.

Artikulli paraprakNdriçimi i tepërt gjatë natës mund të rrisin rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit
Artikulli i rradhës Anëtari i Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës: Rifat Latifi dha dorëheqje nga presioni i ZKM’së dhe Dejonës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.