Ndriçimi i tepërt nga drita gjatë natës mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit.
Në një studim të ri, studiuesit krahasuan intensitetin e dritës së jashtme në 48 shtete me normat e Alzheimerit dhe faktorët e rrezikut.
Tek njerëzit mbi 65 vjeç, ndotja nga drita ishte më e lidhur me çrregullimin e trurit sesa abuzimi me alkoolin, sëmundjet e veshkave, depresionin dhe obezitetin. Vetëm presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe goditjet në tru u shoqëruan me më shumë raste.
Tek njerëzit nën 65 vjeç, drita e tepërt artificiale u zbulua se ishte faktori kryesor i rrezikut për fillimin e hershëm të Alzheimerit, shkruan Healthday, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit thonë se nuk është e qartë pse të rinjtë mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve të ndotjes nga drita.
Një autor thotë se duke pasur parasysh këto gjetje njerëzit mund të dëshirojnë të kufizojnë ekspozimin e tyre ndaj dritave të ndritshme gjatë natës.
Ajo thotë, “Ndryshimet e thjeshta për t’u zbatuar përfshijnë përdorimin e perdeve të errëta ose gjumin me maska për sy”.
Studiuesit thonë se ulja e ekspozimit në ambiente të brendshme mund të jetë po aq e rëndësishme dhe sugjerojnë kufizimin e dritës blu dhe instalimin e dimmers në shtëpinë tuaj. /Gazeta Shneta/


