Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se me rekomandim të Komitetit Profesional Këshillues për Vaksinim, dhe me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, tash e tutje, ofrohet vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV) edhe për vajzat nga mosha 13-21 vjeçe.
Në njoftim bëhet e ditur se nërkëtë grup-moshë, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare.
“Vaksinimi bëhet në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse dhe në IKSHPK”.
“Ndërkohë, pas fazës së parë të suksesshme të vaksinimit kundër HPV, për vajzat e klasave të gjashta (12 vjeçe), sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, tani ka filluar faza e dytë, gjatë të cilës, deri më 31 dhjetor 2024, vaksinën kundër HPV mund ta marrin edhe vajzat të cilat për arsye të ndryshme, nuk janë vaksinuar gjatë fazës së parë”, thuhet tutje në njoftim.
Gjatë fazës së parë të vaksinimit kundër Human Papilloma Virusit nga data 20 shkurt deri më 30 qershor të këtij viti janë vaksinuar mbi 9.000 vajza të klasave të gjashta, sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Njoftim rreth vaksinimit kundër Human Papilloma Virusit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se, me rekomandim të Komitetit Profesional Këshillues për Vaksinim, dhe me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, tash e tutje, ofrohet vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV) edhe për vajzat nga mosha 13-21 vjeçe.
Për këtë grup-moshë, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare. Vaksinimi bëhet në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse dhe në IKSHPK.
Ndërkohë, pas fazës së parë të suksesshme të vaksinimit kundër HPV, për vajzat e klasave të gjashta (12 vjeçe), sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, tani ka filluar faza e dytë, gjatë të cilës, deri më 31 dhjetor 2024, vaksinën kundër HPV mund ta marrin edhe vajzat të cilat për arsye të ndryshme, nuk janë vaksinuar gjatë fazës së parë.




