Një studim i ri, i publikuar në Aging Clinical and Experimental Research, ka zbuluar një lidhje të mundshme midis konsumit të peshkut dhe rrezikut të ulur për dëmtimin kognitiv.
Studimi ka treguar se ata që konsumojnë peshk kanë një rrezik më të ulët të dëmtimit kognitiv krahasuar me ata që nuk e bëjnë këtë. Kjo sugjeron se konsumimi i peshkut mund të ofrojë mbrojtje ndaj sëmundjeve neurodegjenerative si demenca dhe sëmundja Alzheimer. Me rritjen e sëmundjeve neurodegjenerative në mbarë botën, bëhet e domosdoshme të identifikohen faktorët që mund të ulin rrezikun, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta.
Peshku është një burim i shkëlqyer proteinash dhe i pasur me lëndë ushqyese të rëndësishme. Ai përmban nivele të larta të acideve yndyrore Omega-3, të cilat janë të lidhura me përmirësimin e shëndetit kognitiv.
Acidet yndyrore Omega-3 kanë veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të trurit dhe në reduktimin e dëmtimit të lidhur me rënien kognitive. Për më tepër, konsumimi i rregullt të peshkut ka treguar se mbështet funksionin e përgjithshëm të trurit dhe mund të ulë rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative.
Kërkuesit shqyrtuan zakonet dietike të mbi 849,000 pjesëmarrësve në mbarë botën. Ata që konsumonin peshk më rregullisht kishin një mundësi më të ulët për të pasur dëmtime kognitive.
Edhe pse përparimi i ndonjë sëmundjeje neurodegjenerative nuk mund të ngadalësohet ose ndalohet plotësisht, mundësia për të ecur përpara mund të reduktohet herët përmes zgjedhjeve të stilit të jetës dhe dietës që promovojnë shëndetin e mirë të trurit.
Një konsum i lartë i peshkut ishte i lidhur me një rrezik 18% më të ulët të demencës dhe 15% më të ulët të sëmundjes Alzheimer. Megjithatë, ndonëse konsumimi i peshkut është një masë mbrojtëse, ai nuk mund të tejkalojë faktorët gjenetikë ose të tjerë. Sëmundjet neurodegjenerative si demenca ose sëmundja Alzheimer janë komplekse dhe kanë shumë faktorë në themel që kontribuojnë në to./Gazeta Shneta/


