Një hulumtim i paraqitur në Takimin Vjetor të Shoqatës së Menopauzës në Chicago në vitin 2024 ka synuar të zbulojë ndikimin e terapisë zëvendësuese hormonale në aspekte të ndryshme të shëndetit.
Një studim raportoi se përdorimi i zgjatur i disa terapive hormonale mund të përmirësojë shenjat e shëndetit kardiovaskular gjatë menopauzës.
Një meta-analizë e madhe ka zbuluar gjithashtu se terapia hormonale ndihmon në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës duke rikthyer nivelet e estrogjenit, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Terapia zëvendësuese hormonale (HRT) është një trajtim i zakonshëm për simptomat e menopauzës, siç janë afshet e nxehta, djersitjet e natës dhe thatësia vaginale.
HRT funksionon duke rikthyer nivelet e hormoneve të ndryshme në trup — zakonisht estrogjen — të cilat zakonisht zvogëlohen me kalimin e moshës, duke shkaktuar shumë nga simptomat që lidhen me menopauzën.
Studimet e paraqitura në takim treguan se terapia hormonale me bazë estrogjeni ka një efekt pozitiv në afat të gjatë në shumicën e treguesve të shëndetit kardiovaskular, duke përfshirë rritjen e kolesterolit të mirë (HDL) dhe uljen e kolesterolit të keq (LDL). Ajo gjithashtu ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, një faktor kyç për parandalimin e rezistencës ndaj insulinës dhe diabetit./Gazeta Shneta/


