Një studim i ri ka arritur në përfundimin se individët që ushtrohen vetëm gjatë fundjavës përfitojnë të njëjtat përfitime shëndetësore si ata që janë aktivë gjatë gjithë javës.
Hulumtuesit zbuluan se aktiviteti i mjaftueshëm fizik rreth 150 minuta në javë ul rrezikun e më shumë se 200 sëmundjeve, me përfitime të theksuara për sëmundjet kardiometabolike, si diabeti i tipit 2, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Shumë njerëz nuk kanë kohë të mjaftueshme për të ushtruar gjatë javës për shkak të punës apo angazhimeve sociale, duke e përqendruar aktivitetin fizik vetëm gjatë fundjavës. Megjithatë, sipas një studimi të publikuar në revistën Circulation, ata që ushtrohen gjatë fundjavës përfitojnë të njëjtat përfitime shëndetësore si ata që e shpërndajnë aktivitetin fizik në ditë të ndryshme të javës.
Studimi tregon se aktiviteti fizik rregullt, edhe kur përqendrohet në një ose dy ditë të javës, ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiometabolike dhe të shumë sëmundjeve të tjera, duke e bërë atë një faktor të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm./Gazeta Shneta/


