Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Auditori gjen plot parregullësi me pagesa të kujdestarive dhe ndërrimeve në SHSKUK, Bordi kërkon përgjegjësi

Lajme 02/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Auditori i Brendshëm i SHSKUK-së ka gjetur plot parregullësi në pagesat e kujdestarive dhe ndërrimeve në tre spitale private dhe në tre klinika të QKUK-së. Bordi Drejtues ka kërkuar përgjegjësi, teksa drejtori ekzekutiv Elvir Azizi ka thënë se duhet të bëhet një plan veprimi përmes një grupi punues.

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 58-të ku është prezantuar raporti i Auditorit të Brendshëm për pagesat e kujdestarive dhe ndërrimeve në tre spitale rajonale Vushtrri, Mitrovicë dhe Prizren, si dhe ne tre klinika të QKUK-së: Kirurgji Vaskulare, Ortopedi dhe ORL, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë raport janë evidentuar plot parregullësi në procesimin e pagesave për kujdestari për mjekët dhe për ndërrime për infermierët.

Këto parregullësi kanë të bëjnë me evidentimin e mbajtjes së kujdestarive dhe ndërrimeve. Në disa raste mjekët dhe infermierët janë paguar për kujdestari, përkatësisht për ndërrime, anipse nuk janë evidentuar fare në lista.

Auditori po ashtu ka gjetur se në reparte dhe klinika nuk përdoren librat standard për evidentimin e kujdestarive, por regjistrohen në fletore të thjeshta.

“Në muajin shtator një mjek sipas evidencave në librat e kujdestarive nuk ka asnjë kujdestari, ndërsa sipas raportit nga shefi i repartit i ka 6 kujdestari të cilat i janë paguar, një mjek tjetër sipas evidencave në libra të kujdestarive i ka 6 kujdestari, ndërsa sipas raportit nga shefi i repartit nuk ka asnjë kujdestari, ndërsa i janë paguar 3 kujdestari të mbajtura në repartin e Neonatologjisë”, thuhet në raportin e Auditorit për Spitalin e Mitrovicës.

Në këtë spital sipas raportit nuk ka raporte të rregullta për pagesa të orëve shtesë, në sektorin e financave dhe gjithashtu në repartin e kirurgjisë ndërrimet e natës për infermierë mbahen në fletore të thjeshta.

Situatë e njëjtë është edhe në Spitalin e Vushtrrisë dhe atë të Prizrenit, ku janë paguar kujdestari dhe ndërrime të cilat nuk janë të evidentuara fare.

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK sipas raportit të auditorit, mjekët nuk nënshkruhen fare në librat e kujdestarive për kujdestaritë e mbajtura, ndërsa infermierët i shkruajnë vetëm inicialet.

“Në klinikën e Ortopedisë në dy raste sipas librave të kujdestarive i kanë mbajtur dy kujdestari ndërsa sipas listës nga reparti dhe financat janë kalkuluar dhe paguar tri kujdestari”, thuhet në raport.

Në ORL gjendja është pak më e mirë. Sipas këtij raporti janë testuar kujdestaritë për 8 mjekë dhe ndërrimet e natës për 4 infermierë dhe është gjetur se janë paguar sipas evidencave të protokolleve të kujdestarive dhe ndërrimeve të natës. Por këto libra nuk janë verifikuar nga shefi i repartit dhe infermieri kryesor.

Anëtarët e Bordit kërkojnë përgjegjësi, Azizi thotë se do të krijohet grup punues

Për shkeljet dhe parregullësitë e evidentuara në raportin e Auditorit të Brendshëm, anëtarët e Bordit Drejtues të SHSKUK-së kanë bërë thirrje për përgjegjësi dhe masa ndaj zyrtarëve që kanë bërë shkelje.

Kryesuesi i Bordit Dren Boshnjaku ka thënë se për këto shkelje, qofshin mos evidentim apo mos prani e stafit në kujdestari dhe ndërrime por që janë paguar, duhet të ndëshkohen kushdo që ka kryer shkelje të procedurave. Thirrje të njëjtë ka bërë edhe anëtarja Rrezarta Olloni, ndërsa Besa Balidemaj ka thënë se duhet të monitorohen stafi nëse janë të pranishëm në punë.

Drejtori ekzekutiv i SHSKUK-së Elvir Azizi ka thënë se mos evidentimi i stafit në libra të kujdestarive dhe ndërrimeve, nuk nënkupton se stafi nuk ka qenë i pranishëm në punë. Ai ka thënë se para disa ditësh ka inspektuar klinikat e QKUK-së gjatë ndërrimit të natës dhe nuk ka hasur në asnjë mungesë të stafit.

“Duhet të krijohet një grup punues e pastaj të merren masa në bazë të rekomandimeve. Nuk mund të marrim vendim për të goditur dikend në kokë menjëherë. Sepse me sa e kuptoj unë çështja është më shumë tek mos evidentimi, sesa tek mos prania e mjekut apo infermieres”, ka deklaruar Azizi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbyllet Reparti i Infektivës në Spitalin e Mitrovicës, tash e tutje do të ofrojë vetëm shërbime ambulatore
Artikulli i rradhës Kriza e fertilitetit në Evropë: Cilat vende kanë më pak lindje?

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.