Spitalit të Gjakovës “Isa Grezda” tashmë i janë shtuar edhe tetë infermierë.
Në një njoftim në faqen zyrtare, u tha se kjo u arrit edhe me angazhimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ( SHSKUK), shkruan Gazeta Shneta.
Tutje, thuhet se kjo do të jetë ndihmës e madhe për Spitalin në ngritjen cilësisë së shërbimeve shëndetësorë dhe kujdesin ndaj pacientit.
Theksojmë që ditë më parë Spitalit të Gjakovës iu shtuan edhe katër mjekë specialistë të fushave të ndryshme.
Postimi i plotë:
Me angazhimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ( SHSKUK) sot Spitalit të Gjakovës ju shtuan edhe tetë Infermier. Kjo do të jetë ndihmës e madhe për Spitalin në ngritjen cilësisë së shërbimeve shëndetësorë dhe kujdesin ndaj pacientit. Infermierëve të rijnë ju urojmë shumë suksese.




