Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pesë shenja që tregojnë se jeni duke konsumuar sasi të lartë të sheqernave

Jetë 04/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Sheqeri
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë prej nesh janë të vetëdijshëm se sheqeri nuk është i mirë për shëndetin tonë. Për këtë arsye, është diçka që shumë njerëz përpiqen ta reduktojnë në rutinën e tyre të përditshme, ose duke ngrënë më pak ushqime me sheqer ose duke zgjedhur versione të pijeve me gaz pa sheqer.

Ngrënia e tepërt e sheqerit është e lidhur me një sërë çështjesh shëndetësore si obeziteti, diabeti, presioni i lartë i gjakut, prishja e dhëmbëve dhe kolesteroli i lartë. Prandaj, zbulimi i ndonjë shenje paralajmëruese se po e teproni me sheqerin është jetike.

Dr. Lela Ahlemann, një specialiste në dermatologji dhe mjekësi ushqimore, ndau pesë shenja për të analizuar në këtë drejtim, shkruan burimi Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Shtim në peshë dhe uri të vazhdueshme

Sheqeri është i dendur me kalori, që do të thotë se shumë prej tij mund të çojë në shtim të shpejtë në peshë.

Dr. Ahlemann, mes tjerash, shpjegoi se mund t’ju lërë “vazhdimisht” të uritur. “Arsyeja për këtë është se sheqeri rrit nivelet e glukozës në gjak në afat të shkurtër, por ju nuk ngopeni, për shkak të mungesës së fibrave. Kur jeni gjithmonë të uritur, përfundoni duke ngrënë më shumë sesa keni nevojë, gjë që më pas çon në shtim në peshë.”

Aknet

Dr. Ahlemann zbuloi se konsumi i sheqerit mund të shkaktojë rritjen e niveleve të një hormoni të quajtur faktori i rritjes i ngjashëm me insulinën 1, ose IGF-1.

“Së bashku me insulinën, IGF-1 stimulon gjëndrat dhjamore dhe keratizimin e tepruar në zonën e gjëndrave dhjamore, kjo është arsyeja pse ato bllokohen, duke çuar në puçrra fytyre dhe inflamacion,” tha ajo.

Dëshirat dhe luhatjet e humorit

Konsumimi i sheqerit bën që nivelet e glukozës të rriten shpejt, gjë që çon në çlirimin e insulinës. Por kjo rritje është shpesh aq e fortë sa sheqeri në gjak nuk bie përsëri në një nivel normal dhe në vend të kësaj bie nën nivelin bazë, tha Dr. Ahlemann.

Ajo vazhdoi: “Kjo quhet hipoglikemia, e cila më pas çon në dëshirat rreth ushqimit. Tek disa njerëz, kjo çon gjithashtu në ndryshime të humorit dhe disponimit”.

Një sistem i dobët imunitar

Nëse sëmureni më shpesh se zakonisht, mund të shkaktohet nga dieta juaj ushqyese – veçanërisht nga marrja e sheqerit.

Dr. Ahlemann tha se: “Normalisht, sheqeri absorbohet nga trupi nëpërmjet zorrëve të vogla. Megjithatë, nëse sasia e sheqernave të thjeshta, si glukoza dhe fruktoza, që konsumojmë tejkalon kapacitetin e zorrës sonë të hollë, ajo përfundon në zorrën e trashë.”

Bakteret që jetojnë në zorrën e trashë më pas ushqehen me sheqerna. Ajo tha se: “Ushqyerja selektive çon në një përhapje të këtyre baktereve. Problemi është se për fat të keq, ato mbajnë endotoksina në sipërfaqen e tyre bakteriale, të cilat më pas mund të largohen nga zorrët dhe të hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke çuar në inflamacion të heshtur, i cili përshpejton plakjen dhe dobëson sistemin imunitar.

Plakja e përshpejtuar

Dr. Ahlemann tha se është vërtetuar shkencërisht se marrja e lartë e sheqerit çon në formimin e produkteve përfundimtare të avancuara të glikacionit (AGEs), të cilat shkatërrojnë fibrat e kolagjenit.

Ajo shtoi se: “Kur ka shumë AGE, fibrat tona të kolagjenit bëhen të ngurta, të brishta dhe të degjeneruar. Trupi është gjithashtu më pak i aftë të riparojë veten, që do të thotë se cilësia e kolagjenit tonë përkeqësohet më tej.”

NHS rekomandon që të rriturit nuk duhet të kenë më shumë se 30 g sheqerna të lira në ditë, (afërsisht e barabartë me shtatë kube sheqeri). /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOBSH nis planin për të frenuar përhapjen alarmante të dengës
Artikulli i rradhës Vaksinimi kundër gripit sezonal ul rrezikun e shtrimit në spital me pothuajse 35%

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.