Sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente dhe zona të caktuara, pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa elektrike.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-44 km/h.




