Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shënon rritje numri i aborteve me vetëdëshirë

Lajme 14/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë këtij viti është rritur numri i grave që kanë kryer abort me vetë-dëshirë. Rreth 130 aborte artificiale janë regjistruar brenda nëntë muajve të këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ndërkaq, në të njëjtën periudhë numri i lindjeve është rreth gjashtë mijë

Këto janë të dhënat, të cilat i bën të ditura drejtori i Gjinekologjisë Zef Ndrejaj në një intervistë për KosovaPress. Ai flet edhe për numrin e lindjeve me prerje cezariane për çka tregon se gati gjysma e tyre bëhen në këtë mënyrë.

“Kemi bërë një krahasim me vitin e kaluar. Numri është pak në rritje…Në vitin 2023 kanë qenë gjithsej 109 aborte artificiale. Ndërsa, në vitin 2024 deri më tani, kanë qenë 128… Me abortet ne kuptojmë ndërprerjen e shtatzënisë deri në javën e 22-të. Shkaqet mund të jenë, janë abortet artificiale, që ndërprerja bëhet me vetëdëshirë dhe abortet për shkaqe mjekësore. Abortet artificiale, prapë këtu e kemi një ndarje deri në javën e dhjetë, sipas ligjit lejohet me vendosjen e çiftit të bëhet ndërprerja e shtatzënisë, është plotësisht legale, për shkaqe të ndryshme që ata e konsiderojnë që duhet të ndërpritet shtatzënia. Pas javës së dhjetë, ndërprerja e shtatzënisë bëhet vetëm me indikacionet mjekësore nga ana e nënës apo fëmijës apo për ndonjë shkak social është e lejuar me ligj”, tha Ndrejaj.

Udhëheqësi i Gjinekologjisë potencon numrin e lindjeve me prerje cezariane, teksa bën krahasimin me vitin e kaluar.

“Në vitin 2023 kanë qenë gjithsej 7 mijë e 723 lindje. Deri në fund të shtatorit, është 5 mijë e 800, që deri në fund të vitit e mbërrin numrin që ka qenë vitin e kaluar… Gjatë vitit 2023, kanë qenë 2 mijë e 500 lindje me prerje, operacion, ndërsa deri tani janë 2 mijë e 300”, tha Ndrejaj.

Ndrejaj ka folur edhe mbi repartet e kësaj klinike, të cilat ballafaqohen me mungesën e sistemit të klimatizimit.

“Te repartet e rinovuar, të cilat janë kryer disa muaj më herët, ekziston sistemi i klimatizimit, ku gjatë verës është ftohja, ndërsa tash gjatë dimrit është bërë ndërrimi dhe fillon ngrohja me këtë sistem. Katër repartet janë mirë të rregulluara nga ana e klimës… A ka mbetur ndonjë repart pa sistem të klimatizimit? Po, janë repartet tjera që janë të vjetra, të cilat ngrohjen e kanë përmes ngrohjes qendrore të Termokosit. Gjatë dimrit ngrohja është në nivel të duhur”, tha Ndrejaj.

Në nëntor 2008 ishte miratuar Ligji për Ndërprerjen e Shtatzënisë, i cili hyri në fuqi në janar 2009. Ky ligj përcakton se çdo abort mbi javën e dhjetë mund të kryhet vetëm me pëlqimin e Komisionit Profesional Shëndetësor që përbëhet prej tre profesionistëve – dy gjinekologë obstetër dhe një psikiatër./kp

 

Artikulli paraprakMoti sot: Me diell dhe vranësira, temperatura deri në 21 gradë Celsius
Artikulli i rradhës Ndahet nga jeta fizioterapeuti Andi Murati

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.