Ecja ose ngjitja e shkallëve mund të djegë 20% deri në 60% më shumë energji sesa aktiviteti i qëndrueshëm për të njëjtën distancë, ka zbuluar një studim i ri.
Studiuesit në Universitetin e Milanos, në Itali, regjistruan 10 pjesëmarrës me një moshë mesatare 27 vjeçe, të cilët iu nënshtruan aktivitetet të shkurta të 10-240 sekonda të ecjes në rutinë ose raundeve të ngjitjes së shkallëve, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ekspertët paralajmërojnë se gjetjet nuk mund të zbatohen gjerësisht për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve dhe statusit të tyre relativisht të ri dhe të shëndetshëm.
Ecja për breshëri të shkurtra ose ngjitja e shkallëve mund të djegë 20% deri në 60% më shumë energji sesa aktiviteti i qëndrueshëm për të njëjtën distancë, ka zbuluar një studim i ri i publikuar në “Proceedings of the Royal Society B”.
Ecje me breshëri të shkurta i referohet një forme të lëvizjes apo aktivitetit ku një person ecën me shpërthime të shkurtra dhe të shpejta. Duke iu referuar kështu ndryshimeve të papritura në ritmin e ecjes, ku ka intervale të alternuara të ecjes me intensitet të lartë dhe ecjes më të lehtë ose të ngadaltë.
Studiuesit në Universitetin e Milanos, në Itali, donin të kuptonin se si kostoja metabolike e ecjes ndikohej nga kohëzgjatja e aktivitetit.
Duke përdorur një maskë oksigjeni për të matur marrjen e oksigjenit dhe koston metabolike, ata përcaktuan se periudhat më të shkurtra të aktivitetit kishin kosto më të madhe metabolike, me periudha 30 sekondash që konsumonin 20% deri në 60% më shumë oksigjen sesa periudhat e qëndrueshme të aktivitetit.
Studiuesit arritën në përfundimin se duke filluar dhe ndërprerë aktivitetin, pjesëmarrësit ishin në gjendje të shpenzonin më shumë energji për shkak të proceseve metabolike me të cilat trupi ndeshet gjatë rritjes deri në shpërthime të forta kundrejt përdorimit të qëndrueshëm të energjisë gjatë periudhave më të gjata. /Gazeta Shneta/


