Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Osmani: Në buxhetin e vitit tjetër na mbetet t’i miratojmë të gjitha kërkesat për barna që ka Onkologjia

Lajme 24/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presidentja Vjosa Osmani, tha se të gjitha gratë e prekura me kancer të gjirit e kanë mbështetjen e saj pa kushte, duke apleuar për kontrolle të rregullta në mënyrë që, siç tha ajo të shpëtohet jetë, raporton Ekonomia Online.

Në ecjen tradicional që mbahet nën patronatin e saj në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, së bashku me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, ajo shtoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm institucioneve u mbetet që t’i miratojnë të gjitha kërkesat për barna që ka Onkologjia.

“Këtë marshim e bëjmë me një qëllim të përbashkët për ta rritur ndërgjegjësimin, por edhe për ta mbështetur secilën dhe secilin që përballet me kancerin. Në buxhetin e ardhshëm të Kosovë na mbetet t’i miratojmë të gjitha kërkesat për barna shtesë që ka Onkologjia. Zbulim i hershëm është mbijetesë sepse është një realitet i dëshmuar nga shkenca”.

“Zbulim i hershëm shpëton jetë, mos prisnin kontrollohuni dhe merrni masa, as një grua nuk mundet vetëm. Secila nga to është një histori e prekur nga kanceri që tregon një forcë, këto histori janë një dëshmi e aftësi se aspekti shpirtëror jo vetëm për të duruar, por edhe për t’i kapërcyer sfidat e jetës”, ka thënë ajo.

Nafije Latifi, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit  “Jeta/Vita”, tha se pavarësisht se ka ende punë për tu bërë në sektorin shëndetësor për trajtimin e kësaj sëmundje, 450 rastet e reja që dalin çdo vit janë me fat që trajtohen nga profesionistët dhe pa kosto shtesë.

“Sot është një ditë e veçantë për mua dhe për të gjitha që kanë qenë pjesë e kësaj nisme të përbashkët. Kemi thyer tabut dhe heshtjen e për sëmundjen e kancerit, duke u bërë force për ndryshim. Çdo fjalë inkurajuese, çdo donacion, çdo pjesëmarrje ka ndikuar më ndërtimin e këtij komunitet të zëshme”.

“Sot rreth 450 raste te reja që zbulohen në vit, dhe gra të tjera kanë fat që trajtohen nga profesionistë tanë, edhe se ka vend për më shumë përmirësim të kushteve e staf shtesë”, ka thënë ajo.

 

Artikulli paraprakA mund të ndikojë pozicioni i krahut në leximet e presionit të gjakut?
Artikulli i rradhës Këto dy aktivitete mund të stimulojnë më mirë humbjen e peshës, sipas një studimi të ri

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.