Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Karbohidratet për meshkujt, yndyrnat për femrat: Zgjedhja më e mirë për mëngjes dhe shëndetin e peshës

Jetë 26/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri sugjeron se një mëngjes i pasur me karbohidrate për meshkujt dhe një mëngjes i pasur me yndyra për femrat ndihmon në fillimin e ditës në mënyrë të shëndetshme. Sipas këtij studimi, ndryshe nga meshkujt, femrat ruajnë më shumë yndyrë, por e djegin atë më shpejt për të marrë energji.

Diferenzat metabolike midis meshkujve dhe femrave nuk janë studiuar aq thellë, pjesërisht për shkak të fokusit historik të kërkimeve në shëndetin e meshkujve. Një nga autorët e studimit sugjeron se këto ndryshime metabolike mund të lidhen me fazat e ndryshme komplekse të jetës së femrave, siç është shtatzënia, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.

Studimi, i realizuar nga kërkuesit në Universitetin e Waterloo në Kanada, tregon se për nivele optimale të energjisë dhe shëndetit, metabolizmi i meshkujve përgjigjet më mirë ndaj një mëngjesi të pasur me karbohidrate pas një nate pa ngrënie, ndërsa femrat përfitojnë më shumë nga vaktet me një përqindje më të lartë yndyre.

Zgjedhja e ushqimeve të duhur për metabolizmin tuaj mund të ndihmojë gjithashtu në humbjen dhe ruajtjen e peshës. Metabolizmi përfshin një seri komplekse procesesh kimike në trup, ku substancat ushqyese shndërrohen në energji, ndodh rritja dhe riparimi i dëmtimeve celulare.

Studimi bazohet në një model matematikor që lejon simullimin e ndikimit të zgjedhjeve të ndryshme dietike në metabolizmat e meshkujve dhe femrave. Ky model ndihmon për të mbushur boshllëqet në njohuritë ekzistuese rreth mënyrës se si meshkujt dhe femrat procesojnë yndyrën.

Autoret e studimit theksojnë se këto diferenca metabolike mund të rezultojnë në ndryshime në përgjigjet metabolike dhe rrezikun për sëmundje, kështu që është e rëndësishme të kuptojmë më thellë këto ndryshime. Studimi është botuar në Computers in Biology and Medicine./Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakSi truri pastron proteinat toksike që mund të çojnë në rënien kognitive
Artikulli i rradhës Skandali i tmerrshëm i “bandës së foshnjave” në Turqi: Banda i bënte eutanazi pasive foshnjave, 22 të arrestuar prej 47 të dyshuarve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.