Shkencëtarët po testojnë efektet e ushtrimeve aerobike tek personat që kanë kaluar kimioterapinë. Deri në 75% e pacientëve që i nënshtrohen kimioterapisë për kancer përjetojnë “mjegull truri” ose “trurin e kimioterapisë”. Studimet e mëparshme kanë treguar se ka disa mënyra për të trajtuar këtë efekt anësor, përfshirë aktivitetin fizik.
Hulumtuesit kanë zbuluar se gratë që po i nënshtrohen kimioterapisë për kancerin e gjirit dhe që njëkohësisht kanë filluar një program aerobik, raportojnë përmirësime të konsiderueshme në funksionin kognitiv dhe cilësinë e jetës, krahasuar me gratë që nuk e praktikuan këtë aktivitet, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
“Mjegulla e trurit” është një nga efektet anësore më të zakonshme të kimioterapisë, një gjendje ku individët mund të kenë vështirësi në kujtesë dhe në mendim të qartë.
Hulumtimet tregojnë se deri në 75% e pacientëve që marrin kimioterapi përjetojnë këtë lloj dëmtimi kognitiv.
Jennifer Brunet, PhD, profesoreshë në Shkollën e Kinetikës Njerëzore në Universitetin e Otavës, shpjegon se kjo gjendje shpesh përkeqësohet tek gratë që marrin kimioterapi për kancerin e gjirit.
Studimi i ri, i publikuar në revistën CANCER, tregoi se gratë që praktikuan ushtrime aerobike gjatë kimioterapisë raportuan përmirësime të dukshme në kujtesë, përqendrim dhe cilësinë e përgjithshme të jetës./Gazeta Shneta/


