Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku dyshohet se një person e ka ther për vdekje vëllain e tij.
Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria.
Kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi, tha për Klankosova.tv se i dyshuari sipas informacioneve fillestare është me të meta psiqike.
“Në vendin e ngjarje ka dalur prokurorja, jemi duke u marrë me rastin”, tha Gashi për Klankosova.tv
Derisa motivet lidhur me rastin ende nuk dihen.
Viktima e këtij rasti është Auron Myftari derisa i dyshuari Gent Myftari, njofton Klankosova.tv
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata




