Ditën e djeshme u raportua të ketë ndodhur një vjedhje në tri objekte në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë “Isa Grezda”.
Lidhur me këtë në një njoftim në faqen zyrtare, nga spitali i Gjakovë kanë deklaruar se objekti ku është i vendosur pajisje e quajtur Insinerator që shërben për riciklim të mbetjeve medicinale është thyer.
Tutje, në njoftim thuhet se sipas vlerësimeve të para, cak i grabitësve kanë qenë kabllot elektrike me përmbajtje bakri, në ditët në vazhdim do të behën vlerësimet e dëmit.
Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës e cila që po merret me rastin dhe është duke vazhduar hetimet, ndërsa puna në spital po vazhdon normalisht.
Njoftim i plotë
Lidhur me njoftimin në media për rastin e vjedhjes në spitalin tonë ju njoftojmë se:
Me date 28.10.2024, në mëngjes nga punëtori i shërbimit teknik është vërejtur se objekti ku është i vendosur pajisje e quajtur Insinerator që shërben për riciklim të mbetjeve medicinale është thyer.
Është njoftuar Policia e Kosovës e cila që po merret me rastin dhe është duke vazhduar hetimet.
Sipas vlerësimeve të para,cak i grabitësve kanë qenë kabllot elektrike me përmbajtje bakri, në ditët në vazhdim do të behën vlerësimet e dëmit.
Puna në Spital po vazhdon normalisht sipas detyrave dhe obligimeve që kemi. /Gazeta Shneta/




