Mjekimi dhe terapia kognitive e sjelljes janë të dyjat efektive në luftimin e lodhjes së shkaktuar nga skleroza multiple (MS), veçmas ose së bashku, zbulon një studim i ri.
Pacientët me MS ndjenë dukshëm më pak lodhje pasi iu dha modafinil (Provigil), një ilaç që nxit gjendjen e zgjimit ose vigjilencën dhe përdoret për të trajtuar përgjumjen, raportuan studiuesit së fundmi në revistën “The Lancet Neurology”, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Pacientët gjithashtu raportuan më pak lodhje pasi iu dha terapia kognitive e sjelljes (CBT), në të cilën ata u mësuan të njihnin faktorët që i bëjnë simptomat e tyre të lodhjes më keq ose më mirë. Kombinimi i dy trajtimeve, medikamenteve dhe terapisë, dha pothuajse të njëjtat rezultate si secili më vete.
“Ky hulumtim ofron prova të reja për të treguar se si CBT ashtu edhe modafinil janë të krahasueshëm efektivë për lodhjen që vie nga MS, gjë që mund të formësojë qasjet e trajtimit ndaj një prej simptomave më sfiduese të përjetuara nga njerëzit me sklerozë multiple,” tha studiuesja kryesore Dr. Tiffany Braley, drejtore e Divizioni i Sklerozës së Multiple/Neuroimunologjisë të Universitetit të Shëndetit të Miçiganit.
Rreth 90% e afro 3 milionë njerëzve me MS në mbarë botën përjetojnë lodhje dhe gati gjysma e përshkruajnë atë si njëra nga simptomat e tyre më të këqija. /Gazeta Shneta/


